Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dodik thotë se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të ndikojë edhe te Bosnja

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, tha të enjten në Beograd se “zgjidhja e çështjes së Kosovës do të ndikojë edhe te Bosnja”.

Në konferencën për gazetarë, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Dodik tha se në të gjitha bisedat që kanë zhvilluar të martën në Bruksel anëtarët e Presidencës së Bosnjës, është thënë se zgjidhjet për Kosovën nuk duhet të reflektojnë në Bosnje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kam thënë dje, pardje, e them tani se kjo është e pamundur. Nëse dikush i ka ato të drejta, përse ne të mos i kemi? Ky është qëndrimi im”, tha Dodik, raportojnë mediat serbe, transmeton rel.

Ai tha se kolegët e tij në Presidencën e Bosnjës kanë "një qasje ndryshe ndaj problemit të Kosovës".

"Kam vënë re se ka presione gjithnjë e më të mëdha, të brendshme dhe të jashtme, për të destabilizuar pozicionin negociator të Serbisë. U bëj thirrje të gjithëve që të largohen nga çështjet e politikës ditore, t'i përkushtohemi kësaj çështjeje me rëndësi strategjike dhe të forcojmë pozitën negociuese të ekipit serb", tha Dodik.

Më herët, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë, u ka bërë thirrje serbëve të Bosnjës që të ndahen, duke thënë se Bosnja ka dështuar.