Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian është shprehur shumë i shqetësuar për tensionet në Bosnjë dhe u ka bërë thirrje liderëve të ish-republikës jugosllave që të shmangin ndarjen e vendit. “Situata në Bosnjë është më shqetësuese se kurrë më parë”, ka deklaruar Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të bllokut evropian.
Paralajmërimin e ka dhënë gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Munih. Muajin e kaluar, administrata e presidentit Joe Biden njoftoi se i ka vendosur sanksione të reja liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili për vite me radhë angazhohet për ndarjen e Republika Sërpskas nga Bosnja dhe bashkimin e saj me Serbinë. SHBA-ja e ka akuzuar për aktivitetet korruptuese që kërcënojnë me destabilizim të rajonit dhe se minojnë marrëveshjen paqësore të ndërmjetësuar nga SHBA-ja më shumë se 25 vjet më parë.
Borrell ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja nuk do të pranojnë ndarjen dhe dezintegrimin e Bosnjë-Hercegovinës. Ka treguar gjithashtu se ka kontaktuar Dodikun, duke i kërkuar të kryente detyrën për të cilën është zgjedhur në institucionet e vendit.
-
Borrell sheh rrezik për shpërbërjen e Bosnjës
-
SHBA-ja, BE-ja e Britania i përgjigjen Dodikut, thonë se ndarja e Bosnjës s’është e mundur
-
Jostabiliteti në Bosnje dhe ndikimi i tij në Kosovë dhe më gjerë
-
Lideri separatist paralajmëron ndarjen e Bosnjës
-
Borrelli paralajmëron Dodikun: BE-ja nuk do ta tolerojë minimin e stabilitetit të Bosnjës