Lideri separatit i serbëve të Bosnjës ka premtuar se do të dobësojë shtetin deri në pikën sa do ta ndajë atë, ani pse një gjë të tillë e ka kundërshtuar SHBA-ja.
Milorad Dodik, president i pjesës serbe të Bosnjë-Hercegovinës në një intervistë për “Associated Press”, ka thënë se reagimi i Amerikës do të jetë përdorimi i forcës, por nuk ka arsye që t’i frikësohet për të sakrifikuar interesat e popullit serb.
Ai ka shtuar se çdo përpjekje për përdorimin e intervenimit ndërkombëtar për të forcuar institucionet multietnike të Bosnjës do të ketë kundërpërgjigje largimin e serbëve dhe kthimin e keqfunksionimit.
Ai ka kërcënuar se shkaku i reagimit ndërkombëtar pjesa serbe do të jetë e detyruar të deklarojë pavarësinë e plotë.
-
SHBA-ja, BE-ja e Britania i përgjigjen Dodikut, thonë se ndarja e Bosnjës s’është e mundur
-
SHBA-ja i përgjigjet Dodikut: Ndarja nënkupton fundin e Republika Srpskas
-
SHBA-ja e paralajmëron Dodikun: E ke gabim nëse mendon se qëndrojmë mënjanë
-
Jostabiliteti në Bosnje dhe ndikimi i tij në Kosovë dhe më gjerë
-
Dodiku kërcënon sërish me shkëputje nga Bosnja: S’na duhet ulëse në OKB