Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë sot se i vjen mirë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po e konsideron Republikën Serbe si shtet, transmeton Koha.net.
Madje, ka shtuar ai, edhe atëherë kur Haradinaj atë e quan “Dodik Republikë”.
“Haradinaj, megjithatë në një pjesë ka të drejtë kur zgjidhjen e kontestit të Kosovës e ndërlidh me Republikën Serbe dhe BeH-në, sepse të gjithë e kanë të qartë se në këtë hapësirë kaq të vogël nuk mund të pranohet e as të qëndrojë politika e standardeve të dyfishta”, citon “novosti” të ketë thënë Dodik.
Haradinaj ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë “republikë të Dodikut” duke aluduar në krijimin e Asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive.
-
Dodik thotë se nëse Kosova “mbetet” në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në BeH
-
Dodik: Nëse Kosova anëtarësohet në OKB, Republika Serbe shpall pavarësinë
-
Dodiku për Platformën: Edhe Republika Serbe, si Kosova
-
“Për Kosovën do ta japin mendimin të gjithë serbët”
-
Dodik: S’ka zgjidhje për Kosovën pa zgjidhjen e Republikës Serbe