Nëse Kosova “mbetet” në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë anëtari i Presidencës së BeH, Millorad Dodik.
Në një konferencë me gazetarët, të mbajtur pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe anëtarët e qeverive të Serbisë e të RS-së, deklaroi se edhe Republika Serbe duhet të ketë të drejtën si Kosova të deklarohet për identitetin e saj, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pse ne të mos e kemi atë të drejtë”, ka pyetur Dodik dhe ka shtuar: “Nëse Kosova mbetet pjesë e Serbisë, (thotë kështu, ani pse Kosova ka dekada që është shtet i pavarur – plotësim ynë) edhe ne do të konsiderohemi pjesë e Bosnjës e Hercegovinës”.
Ndaj konstatimit të tij presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se “do të shqyrtoj me kujdes përgjigjen në pyetjen e Dodikut, meqë bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme”, transmeton Koha.net.