Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik konsideron se Bosnja e Hercegovina nuk do të ekzistojë në pranverën e vitit të ardhshëm, nëse nuk kthehet në pozicionet e Dejtonit, raporton RT e Republika Serpska, transmeton Koha.net.
Ai ka ka thënë se Republika Serpska ka marrë udhën e daljes nga BeH, nga e cila nuk ka kthim.
“Na do ta bëjmë këtë dhe nuk do të na ndalojë as SHBA e as ndokush tjetër, meqë konsiderojmë se Marrëveshja e Dejtonit është shkelur, në radhë të parë me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Dodik para gazetarëve në Sarajevën lindore.
Ai ka deklaruar se Republika Serpska nuk mund të besojë në BeH.
“BeH është vend i keq dhe vend ku mungon liria për serbët dhe Republikën Serspska”, është shprehur Dodik, transmeton Koha.net.
-
SHBA-ja e paralajmëron Dodikun: E ke gabim nëse mendon se qëndrojmë mënjanë
-
Dodik: Nuk e duam Bosnjën siç është tani, do ta formojmë ushtrinë e Republikës Serbe
-
Dodik thotë se nëse Kosova “mbetet” në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në BeH
-
Dodik: Lamtumirë Bosnjë, mirë se erdhe RS-exit
-
Dodik: Nëse Kosova anëtarësohet në OKB, Republika Serbe shpall pavarësinë