Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dodik: Nëse Kosova anëtarësohet në OKB, Republika Serbe shpall pavarësinë

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, këmbëngul se Republika Serbe është shtet i pavarur, por shton se për këtë pavarësi i mungojnë “letrat”, transmeton Koha.net.

E për t’i marrë këto “letra”, Dodik paralajmëron se Republika Serbe mund ta shpallë pavarësinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë shpallje pavarësie ai e ka ndërlidhur me Kosovën:

“Në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet”, ka thënë Dodik për gazetën e Beogradit “veçernje novosti” duke shtuar se për Kosovën do të pranonte çdo zgjidhje me të cilën pajtohet Serbia.

Ka shtuar se Bosnjë e Hercegovina do të shpërbëhej brenda dy ditësh sikur të mos ishte përzierja nga jashtë. Sipas tij, Ballkani i qëndrueshëm do të bëhej vetëm me ridefinim ashtu që të bashkohen hapësirat ku shumicë janë popujt dominues.

“Stabiliteti më i madh do të arrihej sikur të gjithë serbët të bashkoheshin në një Serbi perspektive”, ka shfaqur dëshirën në fund Dodiku.