Presidenti i Republika Sprska , Millorad Dodik i ka kthyer përgjigje kryeministrit Ramush Haradinaj, rreth deklaratës se kufijtë ndryshohen vetëm duke i veshur “çizmet ushtarake”.
Në intervistën për ‘Sputnik’, Dodik tha se çizmet ushtarake mund ‘t’ia veshë një maceje. duke theksuar se nuk duhet të luhet me forcën dhe vendosmërinë e serbëve, transmeton Shqip.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Populli serb është popull tolerant, por nuk është i gatshëm ta humbasë dinjitetin e tij”, ka thënë Dodik.
Dodik i dha porosi popullit serb të bashkohen rreth idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, ide që sipas tij duhet udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, edhe pse, siç tha ai, Vuçiq po ndjen vështirësi në këtë proces.
Ai ka shtuar se Serbia ka përkrahjen e ‘Republika Srpska’ sa i takon idesë së korrigjimit të kufijve.
Për mundësinë që çështja e Kosovës të shkojë përsëri në OKB, ai tha se deri më tani askush nuk e ka hequr Rezolutën 1244, dhe se duhet të respektohet nga të gjitha rezolutat e OKB-së.