Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar ministren e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvallën.
Ndër temat që u diskutuan mes tyre ishte edhe dialogu me Serbinë e Procesi i Berlinit, i nisur më 2014 me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të mbetura të hapura në rajon.
Rohde ka thënë se janë diskutuar edhe planet për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Takim i mrekullueshëm me ministren e Jashtme, Donika Gërvallën, sot. Diskutuam planet për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit kosovaro-gjerman, dialogun për normalizim dhe Procesin e Berlinit, mes tjerash”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Gërvalla nga ana tjetër u zotua se Qeveria e re e Kosovës do të punojë në thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët midis dy vendeve, duke nënvizuar se bashkëpunimi jo vetëm ekonomik por dhe nxitja e investimeve gjermane në Kosovë, do të jenë ndër prioritetet kryesore të saj si ministre.
-
Gërvalla priti në takim ambasadorin gjerman
-
Gërvalla: Procesi i Berlinit ofron siguri, nismat tjera rajonale janë të dëmshme
-
Gërvalla e Maas pajtohen për thellim bashkëpunimi Kosovë – Gjermani
-
Gërvalla: Vizita e Von der Leyenit vjen në momentin kur Kosova po konsolidon reformat
-
Gërvalla në takim me emisaren britanike thekson synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO