Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Procesi i Berlinit ofron siguri, nismat tjera rajonale janë të dëmshme

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, gjatë një takimi virtual me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton, ka folur për procesin e Berlinit dhe nismat tjera rajonale.

Ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj arritjes së marrëveshjeve të përbashkëta në dobi të qytetarëve në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Procesi i Berlinit, duke pasur BE-në përbrenda ofron siguri dhe qëndrueshmëri. Janë të panevojshme dhe madje të dëmshme iniciativat rajonale, të cilat përpiqen të paraqiten si alternativë ndaj Procesit të Berlinit dhe madje edhe ndaj BE-së”, ka thënë ajo duke iu referuar nismës Ballkani i Hapur.

Gërvalla e ka njoftuar Morton, me angazhimin e Qeverisë për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik. Ndërsa ministrja Morton ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të Britanisë së Madhe për angazhimin e Kosovës në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar.