e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, të enjten zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
këtë takim, Gërvalla falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar të shtetit gjerman për Republikën e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë, me dekada, mërgatës sonë në Gjermani.
e re e Republikës së Kosovës zotohet të punojë në thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët midis dy vendeve tona”, tha drejtuesja e diplomacisë kosovare, duke nënvizuar se bashkëpunimi jo vetëm ekonomik dhe nxitja e investimeve gjermane në Kosovë, do të jenë ndër prioritetet kryesore të saj si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Gërvalla dhe Rohde kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, sfidat e pandemisë, zhvillimet e tjera politike në vend dhe rajon, dhe të dyja palët kanë shprehur besim e tyre në forcimin e miqësisë së ngushtë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
-
Dialogu e Procesi i Berlinit, temë diskutimi mes Rohdes e Gërvallës
-
Gërvalla: Mbështetja e Gjermanisë, thelbësore për Kosovën
-
Gërvalla e Maas pajtohen për thellim bashkëpunimi Kosovë – Gjermani
-
Ambasadori gjerman shpreson për një përparim të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi
-
Ambasadori i Gjermanisë uron Shiroka-Pulën: Pres të punoj me ju për agjendën evropiane