Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar të me deputetë gjermanë përgjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka njoftuar Zyra e MDPJ-së, duke thënë se është diskutuar mbi situatën e sigurisë dhe proceset politike.
MPJD-ja ka shkruar të dielën se në takim me deputetët Niels Annen, Ulrich Lechte, Thomas Erndl, Andreas Schëarz, Armand Zorn dhe Alexander Muller, Gërvalla i ka falënderuar për përkrahjen e Gjermanisë, duke shtuar se “Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës”.
Mbështetja gjermane për Kosovën u konsiderua “thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.
“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, takoi një grup të deputetëve gjermanë, të cilët i informoi rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
-
Gërvalla në Munih takon zyrtaren e Gjermanisë: Flasin për sigurinë në Kosovë
-
Gërvalla takon zëvendëkancelarin gjerman, flasin për sigurinë në Kosovë
-
Gërvalla me ministrin gjerman: Duhen hapa të shpejtë për të ruajtur paqen në rajon
-
Konjufca në Mynih flet për forcimin e Kosovës si pjesë e NATO-s
-
Gërvalla: Vizita e Von der Leyenit vjen në momentin kur Kosova po konsolidon reformat