Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla me ministrin gjerman: Duhen hapa të shpejtë për të ruajtur paqen në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka diskutuar me ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, mbi ruajtjen e sigurisë dhe të stabilitetit rajon, si dhe integrimin e Kosovës në NATO.

Gërvalla ka shkruar në Facebook se e ka njoftuar ministrin gjerman rreth situatës së sigurisë dhe rajon, mbi veprimet “të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën për ndërmarrjen e hapave të shpejtë”.

“Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kyçe të takimit të sotëm me Ministrin Pistorius. Gjatë këtij takimi e njoftova ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë në rajon”, thuhet në njoftimin e së mërkurës.

Gërvalla tha se e ka falënderuar ministrin Pistorius për bashkëpunimin në fushën e sigurisë.