Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon zgjedhja e pesë këshillave të fshatrave në Obiliq, shkak gratë

Gati në gjysmën e këshillave të fshatrave të Komunës së Obiliqit ka dështuar procesi i zgjedhjes së përfaqësuesve, pasi nuk është plotësuar kuota prej 30 për qind e gjinisë femërore.

Kryetarja e Komisionit të Këshillit të Fshatrave, Linda Bekteshi, ka thënë se nga 12 zona sa i ka Obiliqi, në shtatë prej tyre kanë arritur të përfundojnë këtë proces. Ndërsa në pesë zona tjera, është anuluar zgjedhja e këshillave.

“Takimi për Këshillin e Fshatrave ka filluar nga data 03.10.2022. Nga 12 Zona që ka Komuna e Obiliqit, 7 nga to kanë përfunduar me suksese. Komisoni i Këshillit të Fshatrave ka zhvilluar takime në të gjitha zonat që janë për formimin e Këshillit, ku prej 12 zonave, 7 zona kanë përfunduar, ndërsa 5 nga to janë anuluar”, ka thënë Linda Bekteshi.

Sipas saj, rregullorja parasheh që në këtë proces të përfshihen minimumi 30 për qind e gjinisë femërore.

“Arsyeja e moszgjedhjes së këshillave të fshatrave në këto zona ka qenë mungesa e kourumit të gjinisë femrore, ku rregullorja parasheh që në këtë proces duhet të përfshihen minimumi 30 për qind e gjinisë femërore”, ka shtuar ajo.

Edhe Kuvendi i Obiliqit vendos t’i kompensojë këshillat e fshatrave Arbëri Kuvendi i Obiliqit vendos t’i kompensojë këshillat e fshatrave

Bekteshi ka theksuar se rifillimi i zgjidhjes së këshillit të fshatrave në këto pesë zona do të nisë nga dita e hënë (24.10.2002).

“Për këtë i kemi njoftuar të gjithë banorët e atyre zonave që nuk kanë mundur të realizohen. Si proces jemi të kënaqur për pjesëmarrjen e banorëve të Komunës tonë dhe interesimin e tyre duke bërë përjashtim gjinin femrore të cilat po hezitojnë të marrin pjesë në këtë takim e sidomos të zonave rurale”, ka shpjeguar Bekteshi.