Arbëri

Dermatologjia në Ferizaj mbyllet shkaku i pushimit vjetor të specialistit

Reparti specialistik i dermatologjisë i Spitalit rajonal të Ferizajt është mbyllur deri më 19 qershor, ngase specialisti i vetëm ka nisur pushimin vjetor.

Bejtush Jaha u.d i drejtorit të Spitalit rajonal të Ferizajt ka shpjeguar se mjeku i Dermatologjisë me të drejtë ligjore ka shkuar në pushim vjetor, ndërkohë që nuk kanë ndonjë mjek të tillë për ta zëvendësuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Përveç Repartit të Dermatologjisë ne kemi mungesë të stafit mjekësor edhe në Repartin e Urologjisë, Ortopedisë, Kirurgjisë, Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Hemodializës. Mirëpo, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme, Ministria e Shëndetësisë nuk po e rrit numrin e personelit”, ka thënë Jaha.

Ai thekson se këto ditë kanë pranuar dhjetëra ankesa nga pacientët shkaku i mungesës së mjekut të lëkurës, mirëpo fajin ia hedh Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ana tjetër Gëzim Kokollari, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se brenda një të ardhmeje të afërt do të kompletohet Spitali rajonal i Ferizajt me staf mjekësor derisa kanë pranuar kërkesa nga niveli lokal... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.