Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj prej më shumë se dy vjet po vazhdon të përballet me mungesë të stafit mjekësor. Kjo për shkak se në fund të vitit 2017 Komuna nuk ua pati vazhduar kontratat rreth 170 punonjësve shëndetësorë nëpërmjet marrëveshjes me “Caritasin”.
Ndërkohë, Komuna gjatë periudhës së fundit kohore ka provuar ta nënshkruajë një marrëveshje të re me këtë organizatë, mirëpo një gjë e tillë nuk i është lejuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në Komunën e Ferizajt kanë thënë aktualisht se QKMF-së i mungojnë 65 punonjës shëndetësorë, ndërkohë janë duke bërë përpjekje për t’i hapur disa vende të reja të punës. Shkaku i mungesës së stafit mjekësor ende nuk janë bërë funksionale qendrat e mjekësisë familjare në fshatin Pleshinë, Dardani dhe Nerodime.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Në mungesë të mjekëve, dy komuna kontraktojnë shërbime shëndetësore
-
Komuna e Ferizajt me 325 punëtorë shëndetësorë më pak
-
Rreth 200 punonjës me kontrata të veçanta në QKMF vazhdojnë të përballen me mungesë të pagave
-
Ferizaji dhe “Caritasi” prej 4 muajsh dështojnë t’i sigurojnë pagat për 200 punonjës shëndetësorë
-
Në Ferizaj, disa Qendra të Mjekësisë Familjare me pak staf e punojnë vetëm deri në orën 14:00