Komuna e Ferizajt dhe “Caritas Kosova” prej katër muajsh kanë dështuar t’i sigurojnë pagat për punonjësit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Marrëveshja ndërmjet këtyre dy institucioneve është lidhur në vitin e kaluar nëpërmjet së cilës janë të punësuar rreth 200 punonjës të rinj shëndetësorë me qëllim të rritjes së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Punonjësit dhe infermierët në këtë institucion publik prej më shumë se katër muajsh po kërkojnë nga Komuna t’i marrin pagat e tyre, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tashti. Rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Ferizajt derisa kuvendarët kanë kërkuar llogaridhënie nga Ekzekutivi i kësaj komune.
Në anën tjetër, në Komunën e Ferizajt janë zotuar se brenda këtij muaji do t’i marrin të gjitha pagat punonjësit shëndetësorë, ndërkaq janë arsyetuar se Komuna deri tashti është përballur me kufizime buxhetore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Në mungesë të mjekëve, dy komuna kontraktojnë shërbime shëndetësore
-
Rreth 220 punëtorë të QKMF-së në Ferizaj pa paga që nga korriku
-
Komuna e Ferizajt me 325 punëtorë shëndetësorë më pak
-
Komuna e Ferizajt ngec në pagesa për 300 punëtorë shëndetësorë
-
Rreth 200 punonjës me kontrata të veçanta në QKMF vazhdojnë të përballen me mungesë të pagave