Komisioni për Legjislacion ka përcjellë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Amnisti me 4 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim.
Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka abstenuar në votën e saj dhe është rezervuar nga debati, si e dënuar për veprën të cilën e amniston projektligji.
“S’do të votoj për shkak të konfliktit të interesit. Nuk mund ta jap votën time pro”, tha ajo.
Projektligji është mbështetur nga Bilall Sherifi, Shef i Grupit parlamentar të Nismës, dhe Hajdar Beqa, anëtar i këtij komisioni nga PDK-ja, raporton KTV.
Madje Beqa ka propozuar që me projektligjin në fjalë të amnistohen edhe veprimet e deputetëve në seancat e këtij viti, kur u përdor gazi lotsjellës në kundërshtim të demarkacionit.
Gjithashtu komisioni ka proceduar për në Kuvend edhe Projektligjet për KPK-në dhe KGJK-në.
-
Vetëvendosje tregon se në ç’raste do ta përdorë sërish gazin lotsjellës në Kuvend
-
Komisioni për Legjislacion voton unanimisht Projektligjin për ndihmë të ndërsjellë juridike me Shqipërinë
-
Komisioni për Legjislacion mirëpret propozimet rreth Projektkodit të Procedurës Penale
-
Pse për Vetëvendosjen Projektligji për Dialog është i papranueshëm dhe kur do ta dërgojnë në Kushtetuese
-
Projektligji për Dialogun kalon në Kuvend