Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës me 67 vota për, në kuadër të rezolutës ka propozuar themelimin e një Komision Parlamentar i cili do të merret me hetimin e vrasjes së saj.
Kjo rezolutë si pikë të parë e pati propozimin e themelimit të këtij komisioni, ndërkohë parashihet edhe që; Të krijohet një linjë këshillimi falas për çiftet dhe familjet që po përballen me vështirësi; Sigurimi i shërbimeve të specializuara për parandalimin e sjelljes së dhunshme dhe përsëritjes së saj dhe Këshillimi psikologjik e edukim për parandalimin e dhunës në adoleshencën e hershme.
Në miratimin e kësaj rezolute nuk morën pjesë të gjithë deputetët. Për këtë hodhi kritika kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
“Të vijnë këtu e të hedhin akuza e mos me qëndru në sallë për të votuar, kjo për mua nuk ka asnjë kuptim. Gjithsesi secili deputet le ta ketë përgjegjësinë e vetë”, ka deklaruar Haxhiu.
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Kuvendi miraton Rezolutë 14-pikëshe për mbrojtjen e grave
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë 14-pikëshe në seancën e jashtëzakonshme të thirrur të hënën,...-
Kurti pas vrasjes së Zekajt propozon veprime konkrete brenda 72-orëve për MPB-në dhe MD-në
-
Haxhiu: Dy çështje për të cilat s’u ndërmorën veprime para 2021-s janë femicidi dhe krimet e luftës
-
Kuvendi themelon komision për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt
-
Formohet Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
-
Nagavci: Vrasja e Arlindës tragjedi që kërkon drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale