Komisioni për Legjislacion ka përcjellë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Amnisti me 4 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim, raporton KTV.
Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka abstenuar në votën e saj dhe është rezervuar nga debati, si e dënuar për veprën të cilën e amniston projektligji.
Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron se nuk ka hequr dorë nga përdorimi i gazit lotsjellës, në rast se sërish do të sillet ndonjë marrëveshje e dëmshme në Kuvend.
Një gjë të tillë e ka pohuar deputeti Sami Kurteshi.
Projektligji është mbështetur nga Bilall Sherifi, shef i grupit parlamentar të Nismës, dhe Hajdar Beqa, anëtar i këtij komisioni nga PDK-ja.
Edhe
Deputetët miratojnë në parim projektligjin për të amnistuar veten
Madje Beqa ka propozuar që me projektligjin në fjalë, të amnistohen edhe veprimet e deputeteve në seancat e këtij viti, kur u përdor gazi lotsjellës në kundërshtim të demarkacionit. Gjithashtu komisioni ka proceduar për në kuvend edhe Projektligjet për KPK-në dhe KGJK-në.
-
Deputetët që hodhën gaz lotsjellës nuk mund të votojnë për ligjin që do t’i amnistonte ata
-
Deputetët që hodhën gaz lotsjellës nuk mund të votojnë për ligjin që do t’i amnistonte ata
-
VV ende s’e di nëse do ta përkrahë pr/ligjin për amnisti të propozuar nga AAK
-
Anulohet seanca ndaj Haxhiut, Lekajt, Kadajt e Baftiut për gazin lotsjellës