Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët që hodhën gaz lotsjellës nuk mund të votojnë për ligjin që do t’i amnistonte ata

Zvogëlohen shanset që deputetët e Kuvendit të amnistohen nga ndjekja dhe dënimet për hedhjen e gazit lotsjellës.

Kjo meqë për ta kaluar këtë ligj duhen dy të tretat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, por ata që kanë kryer këtë vepër nuk do të mund ta votojnë ligjin, meqë përbën konflikt interesi, raporton KTV.

Kjo është përgjigjja që AKK-ja i ka kthyer deputetes, Albulena Haxhiu.

Vetë Haxhiu, që është dënuar me 1 vit e tre muaj burgim me kusht për veprën e njëjtë, thotë se kurdo që ky Projektligj do të sillet në Kuvend ata do t’i shmangen debatit dhe nuk do të votojnë.

Por, iniciuesi i këtij Projektligji, shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se deputetët janë të pavarur në vendimet e tyre.

Ai tha se kjo amnisti duhet të ndodhë, meqë verimet e deputetëve në Kuvend kanë qenë politike.

Por, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, thotë se Prokuroria do të duhej të hiqte dorë komplet nga hetimi dhe aktakuza ndaj tyre. Sipas saj, veçanërisht janë përndjekur deputetët e VV-së.

Edhe Deputetët që hodhën gaz lotsjellës nuk mund të votojnë për ligjin që do t’i amnistonte ata Video Deputetët që hodhën gaz lotsjellës nuk mund të votojnë për ligjin që do t’i amnistonte ata

Përveç Haxhiut, me burgim me kusht në fillimin e këtij viti janë dënuar edhe Albin Kurti, Faton Topalli e Donika Kadaj-Bujupi.

Ndërkohë, në katër grupe parlamentare aktuale ka deputetë që kanë hedhur gaz lotsjellës brenda Kuvendit.

Kundër amnistisë së deputetëve për hedhjen e gazit lotsjellës është Ministria e Drejtësisë. Madje, vetë ministri ka dhënë opinion negativ për këtë nismë, duke e quajtur precedentë të rrezikshëm.