Donika Kadaj-Bujupi nuk ka dalë të hënën nga shtëpia, aty ku është në arrest që nga java e kaluar.
Por, këtë masë deputetja e VV-së bashkë me kolegun e saj Albin Kurti, e thyen të dielën kur morën pjesë në festën për fitoren në Prishtinë e Prizren, raporton KTV.
E vetëdijshme se kanë thyer masën, Kadaj-Bujupi thotë se kanë arsye për këtë.
Tashmë seanca ndaj saj dhe Albin Kurtit, Albulena Haxhiut e Faton Topallit është caktuar për 1 dhjetor, por Kadaj-Bujupi thotë se ata vullnetarisht nuk do të përgjigjen asnjëherë në seanca.
Duke iu përgjigjur kritikave se nuk po respektojnë shtetin ligjor në të cilin thirren, deputetja e VV-së thotë se ai nuk është i barabartë për të gjithë qytetarët.
Edhe
Kronikë e KTV-së për “rastin” e deputetëve Kurti e Bujupi
Gjykata Themelore e Prishtinës nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për mundësinë e ndryshimit të masës për deputetët e VV-së.
Deputetët u arrestuan te hyrja e Kuvendit me urdhëarrest të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe u dërguan për një ditë në paraburgim.
Në arrest shtëpiak e Albulena Haxhiun në liri, i lejoi të nesërmen Gjykata e Apelit.