Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 8 vjet burgim Çaslav Joliqin, i akuzuar për krime lufte në rajonin e Istogut.
Aktgjykimi ndaj Joliqit u shpall të hënën nga gjykatësi Musa Konxheli.
Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që nga 2 qershori i vitit 2022.
Palët e dëmtuara, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridik.
Ndaj këtij aktgjykimi, ankesa është e lejuar në afat prej 30 ditësh pasi që aktgjykimi të pranohet me shkrim.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 18 nëntor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Joliqit me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.
-
Të akuzuarit për krime lufte, Çasllav Joliq, i ulet dënimi në rigjykim
-
Themelorja në rigjykim ia ul dënimin të akuzuarit për krime lufte në Istog, Çasllav Joliq
-
Prokuroria kërkon dënimin e Joliqit për krime lufte, mbrojtja lirimin
-
Apeli e kthen në rigjykim rastin e të akuzuarit për krime lufte, Çaslav Joliq
-
Dënohet me 8 vjet burgim ish-polici serb i akuzuar për torturë e dhunë ndaj civilëve shqiptarë