Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Dënimi i Nrecajt përçon mesazhin se krimet e tilla s’po marrin dënimin e merituar”

Prillin e vitit të kaluar, reagime të ashpra kishte zgjuar dënimi me vetëm 12 vjet e gjashtë muaj burgim për Nebih Berishën, që kishte vrarë gruan e tij Zejnepe Berisha duke e goditur me thikë 20 herë, e kishte lënduar edhe një prej vajzave të tij.

Vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, e kishte ndryshuar Gjykata e Apelit, duke e rritur dënimin në 17 vjet, raporton KTV.

Në Rrjetin Grupit të Grave të Kosovës, ngjashëm po shpresojnë të ndodhë edhe me rastin tragjik të këtij viti, në të cilin Pjetër Ndrecaj vrau ish-gruan dhe vajzën e tij.


Lexo edhe: Gjithçka rreth seancës ku Nrecaj u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e gruas dhe vajzës


Dënimin prej 24 vjetësh, kjo organizatë e ka konsideruar të ulët, marrë parasysh krimin e bërë, dhe kanë kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Ndrecajn.

Dënimet e ulëta për vepra që lidhen me dhunën në familje, sipas Berishës, po dërgojnë mesazhin se krimet e tilla, nuk po marrin dënimin e merituar.

Edhe RRGK-ja dënon uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn Arbëri RRGK-ja dënon uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn

Përndryshe, Prokuroritë gjatë muajit tetor të këtij viti kanë pasur një sërë rastesh që lidhen me dhunën në familje.

Vetëm nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe ajo në Gjakovë, janë ngritur 18 aktakuza për raste të dhunës në familje, respektivisht për veprat “lëndim i lehtë trupor”, “sulm” dhe “kanosje”.