Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa nga vrasjet e grave që tronditën publikun

Osmani

Vrasja e Diana Kastratit

Megjithëse në fillim të vitit 2011, Diana Kastrati kishte kërkuar urdhërmbrojtje ndaj personit me të cilin po bashkëjetonte, Adnon Jashari, një gjë e tillë nuk ishte ndërmarrë nga organet e drejtësisë dhe në maj të vitit 2011, Diana Kastrati u vra në një rrugë në afërsi të shtëpisë së saj në Prishtinë.
I dyshuari për vrasjen e saj dyshohet se ndodhet në Spanjë dhe ekstradimi i tij nuk po arrin të bëhet pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vrasja e Zejnepe Berishës

Një rast tjetër që tronditi vendin ishte vrasja e Zejnepe Berishës nga bashkëshorti i saj, i cili e goditi atë me thikë mbi 20 herë në prezencë të fëmijëve. 
Fillimisht Nebih Berisha ishte dënuar vetëm me 12 vjet burgim, por pas protestave e reagimeve të shumta, Gjykata e Apelit ia shtoi edhe 5 vjet të tjera dënim.

Vrasja e Valbona Markut dhe vajzës së saj

Valbona Marku-Ndrecaj dhe vajza e saj, në gusht të vitit 2018 u qëlluan për vdekje me kallashnikov nga Pjetër Nrecaj, bashkëshorti, përkatësisht babai.
Fillimisht Nrecaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, por më pas Gjykata Supreme e Kosovës e pati kthyer rastin në rigjykim, ku Nrecajt iu ul dënimi në 24 vjet burgim.

Vrasja e Sabile Mavrovqanit

Një tjetër krim brenda familjes ishte kryer në korrik të vitit 2020 në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Sabile Mavrovqani ishte goditur deri në vdekje me një shufër metalike nga bashkëshorti i saj Nuhi Mavrovqani.
Edhe Nuhi Mavrovqani fillimisht ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por më pas atij iu zbut dënimi në 25 vjet burgim.

Vrasja e Marigona Osmanit

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani nga Ferizaj, ishte ndër vrasjet më të rënda që tronditi Kosovën. 18-vjeçarja ishte dhunuar e rrahur fizikisht deri në vdekje nga i dashuri i saj Dardan Krivaqa. 
Është rasti i vetëm kur, kur vrasësit të një gruaje i është konfirmuar dënimi i përjetshëm në të gjitha shkallët. Rreth një muaj më parë Supremja e vërtetoi se Dardan Krivaqa do të mbetet në burgim përjetësisht.
Marigona Osmani u vra më 22 gusht 2021. I dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Vrasja e Lirie Qerimajt

Në janarin e 2022-tës, Lirie Qerimaj ishte gjetur e vrarë në shtëpinë e saj në Llaushë të Skenderajt. Ajo dyshohet se u godit për vdekje me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Skënder Qerimaj.

Vrasja e Liridona Ademajt

Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe Granit Plava të martën janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Kushtrim Kokalla për përfshirje në këtë rast me 30 vjet burgim.

Vrasja e Erona Coklit

Erona Cokli u vra në moshën 21-vjeçare në prill të vitit 2024 në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj (QPS). Si i dyshuar kryesor për aktin u arrestua menjëherë ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ajo e kishte një djalë një vjeç e dy muaj. I dyshuari Valon Aliu më 3 prill të këtij viti u dënua nga shkalla e parë me 24 vjet burgim. Në momentin tragjik Erona ishte e shoqëruar nga vëllai i saj 15-vjeçar që mbeti i plagosur.

Vrasja e Gjyljeta Ukellës

Më 16 prill 2024, në Pejë u vra Gjyljeta Ukella. Për vrasjen e Ukellës, është dënuar bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi, me burgim të përjetshëm. Vendimi iu shqiptua në fund të vitit të shkuar nga shkalla e parë.