Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëmtohet gypi nga gërmimet private, disa lagje dhe fshatra në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të një grypi në lagjen “Nic” nga disa gërmime private, është ndërprerë furnizimi me ujë nga ai gyp.

Në njoftimin e Ujësjellësit thuhet se si pasojë e punimeve për sanimin e defektit, disa lagje dhe fshatra në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm deri nesër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Punimet individuale, gërmimet private shpeshherë po krijojnë probleme në sistemin e rrjetit të ujësjellësit. Para pak çastesh, rreth orës 20:00, është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në lagjen "Nic", nga disa gërmime private. Me këtë rast, ne do e ndërprejmë furnizimin me ujë nga ai gyp, deri në sanimin e defektit, i cili defekt merr kohë deri ditën e nesërme për shkak të ndërlikueshmërisë së rastit. Pa furnizim me ujë të pijshëm mbesin: Lagjja" Nic", lagjja" Veternik" pjesët kah lagjja " Qëndresa", Çagllavica, fshati Miradi, lagjja" Qershia", "Swiss Village", Lagjja " Priam Village”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.