Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, mbesin pa ujë disa fshatra dhe lagje të Prishtinës

Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se disa fshatra dhe lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijshëm, si pasojë e një gypi i cili ka pëlcitur në fshatin Hajvali.

“Para pak çastesh ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali. Pa ujë të pijshëm mbesin këto zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah " Gorenje"), lagjja "Qëndresa" dhe lagjja" Qershia". Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp. Po besojmë në sanim sa më të shpejtë!”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KUR “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët e këtyre fshatrave dhe lagjeve që t’i lënë të hapura krojet në mënyrë që në momentin që rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, të bëhet kthjellimi i tij.