Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se për shkak të defektit të një gypi, rrugët “Bajram Bahtiri” nga kryqëzimi me rrugën e “Tomorit” dhe fshatrat Llukar e Makovc në Prishtinë, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Sipas KRU-së, ndërrimi i gypit të ujit është i domosdoshëm, pasi thellësia e tij është mbi dy metra, me ç'rast edhe rrezikshmëria është e lartë.
Kompania shtoi se janë detyruar t'i ndërpresin punimet për shkak të shembjes së dheut.
Punimet vazhdojnë mëngjesin e së martës.
“Për shkak të një defekti të ndodhur para pak çastesh në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në gypin e ujit fi 225 PVC, për të cilin është e domosdoshme të ndërrohet një segment i gypit ku thellësia është mbi 2 metra, me ç'rast rrezikshmëria është tejet e lartë, jemi detyruar t'i ndërprejmë punimet për shkak të shembjes së dheut. Pa furnizim me ujë të pijshëm mbeten: rruga ‘Bajram Bahtiri’ nga kryqëzimi me rrugën e ‘Tomorit’ si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc. Punimet vazhdojnë nesër në orët e hershme të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit “Prishtina”.
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Dëmtimi i gypit lë pa ujë një pjesë të Prishtinës qe gati 24 orë
-
Dy fshatra në Mitrovicë mbesin pa ujë, shkak dëmtimi i gypit
-
Disa rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë deri të enjten
-
Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, mbesin pa ujë disa fshatra dhe lagje të Prishtinës