Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa zona në Prishtinë mbesin pa ujë

Uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për dëmtimin e gypit të ujit fi 250 mm në lagjen “038”, duke i lënë tri zona pa ujë.

Sipas kompanisë, pa ujë kanë mbetur lagjja Nic, Qëndresa, Veterniku, Qershia dhe zona e Çagllavicës.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Nuk është bërë e ditur se kur do të rifillojë furnizimi me ujë.

Ndërsa, tash e tri javë, pjesët e kryeqytetit që furnizohen nga liqeni i Badocit kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të prezencës së shtuar të mineralit të manganit.

Uji mund të përdoret vetëm për pastrim.

Artikuj të ngjashëm