Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëme nga shiu në Deçan, vërshime në disa zona

Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të komunës së Deçanit.

Si pasojë e shiut në disa zona ka pasur edhe vërshime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.

“Deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L ,,Higjiena” janë në teren dhe po mundohen që të kthejnë gjendjen në normalitet. Po ashtu edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë, thuhet në postimin e kryetarit Ramosaj”, ka shkruar ai.