Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie pritet të takohet me liderët e partive

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie të martën është takuar me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Takimi ka zgjatur për më se një orë dhe është mbajtur me dyer të mbyllura në selinë e AKR-së.

Pas takimit, ambasadori Delawie ka folur shumë shkurt për media, duke thënë se do t’i takojë të gjithë.

“Më falni, do t'i takojmë të gjithë”, tha diplomati amerikan, transmeton Kosovapress.

Ndërsa, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli nuk doli fare nga zyra. Zyrtarë të AKR-së thanë se kreu i kësaj partie nuk do të prononcohet për media.

Ambasadori Delawie të hënën ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm