Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim ambasadorin e ri të SHBA-së, Philip Kosnett, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale të tij, raporton KTV.
Pacolli e ambasadori i ri amerikan kanë folur për zhvillimet e fundit në vend me theks të veçantë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve.
Ndërsa ambasadori amerikan, shprehu qëllimin e tij për të mbajtur bashkërendim të afërt mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndonëse ishin ftuar mediat që ta përcjellin këtë takim, ata nuk janë deklaruar fare. Pacolli kështu iu iku sërish medieve dhe interesimit të gazetarëve lidhur me tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Pacolli nuk është përballur me mediat as pas dështimit të Kosovës në Interpol.