Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli thotë ka marrë letër nga Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli sot në Facebook ka shkruar se ka marrë një letër nga Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, transmeton Koha.net.

Pacolli e ka interpretuar kështu letrën e marrë nga shefi i diplomacisë amerikane:

“Në frymën e miqësisë dhe aleancës së përjetshme, sot pranova një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Sekretari Pompeo duke transmetuar perkushtimin e palekundur për Kosoven si partner strategjik, potencon faktin se SHBA do të vazhdojne të punojnë ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për një botë më të sigurte dhe më prosperuese.

Jam shumë i lumtur që sekretari Pompeo që në fillimet e angazhimit të tij, tregon kujdes të veçantë për Kosovën, e cila është e bekuar të ketë një mbështetës dhe vend aleat sikur SHBA.

Si ministër i jashtëm jam i vendosur dhe përkushtuar për ta kultivuar dhe fuqizuar marëdhënien tonë speciale dhe strategjike me SHBA-të”.