Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin, një ditë pasi ai mori votat nga deputetët e Kuvendit për të drejtuar qeverinë e re.
Në një postim në Twitter, Kosnetti tha se pati një takim pozitiv me Kurtin, të cilit i ka thënë se SHBA-ja dhe Kosova do të vazhdojnë të mbajnë partneritet të afërt.
“Takim pozitiv me kryeministrin Kurti për ta uruar atë në formimin e qeverisë. SHBA-ja dhe Kosova mbesin të përkushtuar për partneritet të afërt”, shkroi Kosnetti.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti takohet me Kosnettin
-
Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë e re drejt prioriteteve të përbashkëta
-
Kurti: SHBA-ja është aleat e partner i pazëvendësueshëm i Kosovës
-
Kurti dhe Kosnetti diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
-
Kosnett: SHBA-ja e përkushtuar ta ndihmojë Qeverinë e ardhshme që të ketë sukses