Arbëri

Kurti: SHBA-ja është aleat e partner i pazëvendësueshëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim lamtumirës me ambasadorin Philip Konsett.

Kosnettit i ka mbaruar mandati si ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Kryeministri Kurti zhvillon takim lamtumirës me ambasadorin Kosnett, e falënderon për bashkëpunimin

“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit, u shpreh kryeministri. Ai tha se ai si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta. Kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi dhe shefi i stafit të Kryeministrit, Dalipi i uruan ambasadorit Kosnett suksese të mëtutjeshme në angazhimet e tij të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është i mirëseardhur në Kosovë”, thuhet nga Zyra e kryeministrit.