Dy javë pas takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ishte takimi i parë i Kurtit me presidentin Trump. Ai ka theksuar se SHBA-ja mbetet aleat kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Kryeministri Kurti pati udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 25 shtator. Ai pati zhvilluar takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
-
Kurti udhëton në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë
-
Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë
-
Kurti kërkon nga Macroni mbështetje që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat
-
Kurti: Anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik
-
Pse Trumpi duket “identik” në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiqin?