Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar presidentin amerikan Donald Trump në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ishte takimi i parë i Kurtit me presidentin Trump.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.