Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie në takim me Haradinajn

Ambasadori amerikan Gred Delawie ndodhet në selinë e AAK-së.

Siç raporton KosovaPress Greg Delawie ka zhvilluar një takim me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Pas takimit as Delawie as Haradinaj nuk janë prononcuar për media. Pas takimit me ambasadorin amerikan do të mblidhet Kryesia e AAK-së.

Për këtë mbledhje nuk janë dhënë detaje, por se është bërë e ditur se pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj do të fillojë negociatat me subjektet politike për formimin e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm