Ka filluar takimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me përfaqësues të partive politike.
Në këtë takim, mungojnë vetëm përfaqësuesit e LDK-së dhe Listës Serbe, raporton KOHA.
Nga Vetëvendosja i pranishëm shihet të jetë Liburn Aliu, nga PDK-ja Kadri Veseli e Enver Hoxhaj, nga Nisma Fatmir Limaj e nga AKR-ja, Behgjet Pacolli.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në hapje të takimit ka thënë se i ka ftuar përfaqësuesit e partive që të diskutojnë lidhur me dialogun me Serbinë dhe qëndrimin që duhet të ketë Kosova karshi këtij procesi si dhe për tarifën, për të cilën ka ripërsëritur qëndrimin e tij që ajo nuk duhet të hiqet deri në njohje nga Serbia.
Takimi është i mbyllur dhe pas përfundimit të tij pritet të ketë deklarata.
-
Kurti fton në takim liderët e opozitës, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen
-
Kurti takohet me Haradinajn
-
Lajçaku shkon edhe në AAK, pritet nga Haradinaj
-
Haradinaj e Limaj i përgjigjen ftesës së kryeministrit "për koordinim të qëndrimeve"
-
Haradinaj i pret sot në takim në orën 14:00 të gjithë kryetarët e partive