Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i pret sot në takim në orën 14:00 të gjithë kryetarët e partive

Foto: Driton Paçarada / Koha

Kryetari i AAK-së, ish kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ftuar sot në takim në Kuvendin e Kosovës, të gjithë kryetarët e partive parlamentare.

Ftesën e ka bërë dje, siç tha ai, për të diskutuar rreth tarifës, e që thotë se partia e tij dhe ai vet, është që tarifa të hiqet veç kur Serbia ta njeh Kosovën në kufijtë ekzistues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimin e ka thirrur për sot në orën 14:00.

Postim i Haradinajt:

Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema:

1. Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën;

2. Taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes.

“Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare. Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin”, ka shkruar Haradinaj.