Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën " Ukshin Kovaqica" në lagjen Mati, kontraktor i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njëjti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar 3 defekte në linjën e furnizmit me ujë për këtë lagje.
Si pasojë pa furnizim me ujë janë: rruga B deri te Royal Mall, rruga "Muharrem Fejza", një pjesë si dhe rruga "Holger Petersen" në drejtim të Prishtina e re.
“Si pasojë e kontraktorëve të tillë tërësisht të papërgjegjshëm jemi duke u përballë me probleme të tilla ku më shumë se çdokujt po u krijon vështirësi konsumatorëve të KRU" Prishtina" sh.a. U kërkojmë ndjesë konsumatorëve të zonës, me theks të veçantë rrugës " Muharrem Fejza" të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla, krejtësisht nga puna e papërgjegjshme e kontraktorëve të institucioneve të tjera”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.
-
Disa rrugë mbesin pa ujë në kryeqytet
-
“Muharrem Fejza” mbetet pa ujë, kompania që kryente punime dëmtoi linjën e furnizimit
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
"Bregu i Diellit" dhe "Mati 1" nesër pa ujë
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë