Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë në kryeqytet kanë mbetur pa ujë.
Kjo për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën “Ukshin Kovaqica” në lagjen Mati. Njoftohet se kontraktori i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njëjti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar 3 defekte në linjën e furnizmit me ujë për këtë lagje.
Njoftohet se si pasojë pa furnizim me ujë janë rruga “B”, rruga "Muharrem Fejza", një pjesë si dhe rruga "Holger Petersen" në drejtim të Prishtina e re.
“Si pasojë e kontraktorëve të tillë tërësisht të papërgjegjshëm jemi duke u përballë me probleme të tilla ku më shumë se çdokujt po u krijon vështirësi konsumatorëve të KRU ‘Prishtina’ sh.a. U kërkojmë ndjesë konsumatorëve të zonës, me theks të veçantë rrugës ‘Muharrem Fejza’ të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla, krejtësisht nga puna e papërgjegjshme e kontraktorëve të institucioneve të tjera”, thuhet tutje në njoftim.
-
Defekt gjatë punimeve, “Rruga B”, e “Muharrem Fejza” mbesin pa ujë
-
Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, disa pjesë në qendër të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Këto zona në Prishtinë mbesin pa ujë, shkak një rrjedhje e madhe
-
Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Të shtunën disa rrugë të Prishtinës pa ujë