Arbëri

“Muharrem Fejza” mbetet pa ujë, kompania që kryente punime dëmtoi linjën e furnizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se kompania " Rahovica" kontraktor i komunës së Prishtinës sot rreth orës 11:00 duke realizuar punimet e tyre, kanë dëmtuar linjën kryesore të furnizimit me ujë për zonën e rrugës " Muharrem Fejza" në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU" Prishtina" janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim.

Sipas informacioneve nga ana e tyre sanimi mund të zgjasë deri afërsisht sot në orën 14:30.