Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes mes spektrit politik në Kosovë për ta votuar demarkacionin, ka shpresë që lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës të arrihet në fund të këtij viti.
“Arrihet pajtimi për ratifikimin e demarkacionit në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, duke u sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore. Kam bindje të plotë që më së largu në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza, si të gjithë të tjerët në Evropë”, ka thënë Deda.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj i bindur se në fund të këtij viti kosovarët lëvizin lirshëm pa viza
-
Veseli i bindur që Kosova merr këtë javë sinjalin pozitiv për liberalizim të vizave
-
Hoxha e bindur se pas dhjetorit kosovarët lëvizin pa viza
-
Hoxha e bindur se pas dhjetorit kosovarët lëvizin pa viza
-
Thaçi i bindur, vizat për kosovarët liberalizohen këtë vit