Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit. Ai tha për televizionin publik se me ratifikimin e demarkacionit Kosova ka plotësuar kushtet për lëvizjen e lirë.
“Është radha e Bashkimit Europian që sa më shpejt të përmbyllin procedurat e nevojshme që të ndodh liberalizimi i vizave”, tha Thaçi.
“Unë them lirisht se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë brenda këtij viti. Mund të ndodhë në vjeshtën e hershme”, tha Thaçi.
Thaçi komentet i bëri pas takimit me komisionarin europian për Fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn.
Thaçi aktualisht është në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së në Bruksel, Federica Mogherinin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
-
Merret vendimi: S’ka më viza
-
Kusari-Lila: Nëse merret vendimi për liberalizim sivjet, pa viza udhëtojmë nga viti tjetër
-
Sipas Thaçit, ka mesazhe që taksa rrezikon të kushtëzojë procesin e liberalizimit
-
Premtimet mbajnë “gjallë” jetësimin e liberalizimit të vizave
-
Skepticizëm se vizat mund të liberalizohen në qershor