Ka rreth një dekadë që liderët politikë të Kosovës kanë premtuar liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit. Presidenti i aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ishte kryeministër, disa herë kishte premtuar liberalizim të vizave. Edhe këtë vit, kryeministri Ramush Haradinaj, por edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë përmendur muajin qershor, si mundësi për heqjen e vizave.
Para Samitit të Berlinit, që u mbajt të hënën, presidenti Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, konfirmuan se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të diskutohet në takimet e tyre me udhëheqësit gjermanë dhe francezë në margjinat e Samitit, ku ishin të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor. Mirëpo pas këtyre takimeve, presidenti Thaçi tha se, siç u shpreh ai, “edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën".
Për dallim nga presidenti Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai këto komente i bëri pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.
“Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
-
“Fake news-at” e Thaçit, Mustafës, Haradinajt e liderëve tjerë për liberalizim të vizave
-
Haradinaj i bindur se me kryesimin e presidencës së BE-së nga Gjermania, Kosova liberalizohet
-
Gjermania do të punojë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por s’ka garanci
-
Liberalizimi pritet në pjesën e dytë të vitit, kur kryesimin e merr Gjermania
-
Haradinaj: Liberalizimi në pranverë, shtyrjes i kontribuoi edhe vonesa e formimit të institucioneve