Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është e bindur që deri në dhjetor të këtij viti, qytetarët e vendit do të mund të udhëtojnë pa viza.
Ajo para Komisionit për Integrime Evropiane tha se Raporti i Progresit për vendin nuk duhet të lidhet me liberalizim vizash, pasi sipas saj, në këtë proces Kosova ka shënuar progres.
Hoxha tha se në raportin e këtij viti, Kosova është përmendur se ka mbajtur zgjedhje nacionale dhe lokale në mënyrë të rregullt, ratifikimi i demarkacionit është e arritur tjetër, sipas saj, ka pasur edhe progres në administratë publike.
Por, deputetët nga opozita e akuzuan Hoxhën se nuk është treguar e sinqertë kur ka raportuar para Kuvendit.
Ata thanë se Kosova në fushat kryesore nuk ka shënuar progres.
Ndërsa, Ilir Deda nga Alternativa ka bërë thirrje që të aprovohet sa më shpejt Ligji për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme, si dhe tha se ministrja Hoxha duhet ta ngritë zërin në Qeveri, që të luftohet korrupsioni me një ritëm më të shpejtë.
-
Hoxha e bindur se pas dhjetorit kosovarët lëvizin pa viza
-
Hoxha optimiste: Deri në fund të vitit qytetarët lëvizin pa viza
-
Hoxha thotë se kosovarët do të lëvizin pa viza brenda këtij viti
-
Hoxha, e bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit
-
Ministrja Hoxha skeptike se shtatori do të sjellë liberalizim vizash për kosovarët