Altin Dumani, drejtues i Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK), ka marrë titullin e kampionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit për luftën kundër korrupsionit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia ka dorëzuar titullin Dumanit. Ai e ka vlerësuar SPAK-un si institucionin më të besueshëm në Shqipëri.
Të hënën këtë titull e morën 10 kampionë nga e gjithë bota.
“Kemi vendosur sistemin non-grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe, puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme, sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimit”, u shpreh Blinken gjatë ceremonisë.
Institucioni SPAK u nis më 2019, pas ndryshimeve kushtetuese të 2016-s. Dumani mori drejtimin e tij para dy vjetësh.
Për shkak të punëve të SPAK-ut, janë gjykuar ish-zyrtarë të lartë në Shqipëri, përfshirë ish-presidentët Ilir Meta e Sali Berisha dhe ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
-
Krasniqi: Do të ishte mirë që një SPAK të bëhet edhe në Kosovë
-
Klodjan Braho pason Altin Dumanin në krye të SPAK-ut
-
Isufaj e Dumani dakordohen për ta thelluar bashkëpunimin në sundimin e ligjit
-
DASH për arrestimin e Metës: SHBA-ja mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë
-
Prokuroria Speciale e Kosovës dhe SPAK-u i Shqipërisë me ekipe të përbashkëta hetimore