Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në Shqipëri e njohur si SPAK, kanë nënshkruar marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
Lajmi u bë i ditur nga një komunikatë për media e Prokurorisë Speciale ku u njoftua për takimin mes kryeprokurorit Blerim Isufaj dhe drejtuesit të SPAK-ut, Klodjan Braho.
“Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore. Gjatë takimit, Braho dhe Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional. Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
-
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik
-
Krasniqi: Do të ishte mirë që një SPAK të bëhet edhe në Kosovë
-
Isufaj e Dumani dakordohen për ta thelluar bashkëpunimin në sundimin e ligjit
-
Isufaj: Janë në përfundim hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari
-
Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës