Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, të mërkurën priti në takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ndërsa, Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend”, thuhet në njoftim.
-
Kosova e Shqipëria me marrëveshje për hetime të përbashkëta
-
Prokuroria Speciale e Kosovës dhe SPAK-u i Shqipërisë me ekipe të përbashkëta hetimore
-
Krasniqi: Do të ishte mirë që një SPAK të bëhet edhe në Kosovë
-
Isufaj: S’ka ndodhur që një kryeministër të intervistohet në zyrën e tij. Haxhiu insiston se ka pasur raste
-
Isufaj: Nuk kam dëgjuar të jetë intervistuar dikush më parë në Kryeministri